Pesë të lënduar në një aksident në Podujevë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fashtin Perna të Podujevës, ku janë përfshirë dy vetura.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë  dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor “, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.