Erërat e mëdha që kanë përfshirë disa pjesë të Shqipërisë, kanë bërë që të shkaktohen valë në det. Disa turistë kanë pasur vështirësi që të dalin në brigje si pasojë e valëve të mëdha.
Por, për këtë janë kujdesur turistë të tjerë që cilët janë bërë varg në mënyrë që t’i ndihmonin ata.Fitim Havolli, njëri nga pushuesit kosovar i cili ishte i gatshëm për t’i ndihmuar tregoi se si rrodhi ngjarja në Info Magazine në Klan Kosova.“U çuan disa dallgë të mëdha dhe për një moment e vërejtëm që disa pushues që ishin në ujë u larguan në skaj të plazhës. Ishte një panikë e madhe, por kishte edhe mobilizim. U organizuam me disa miq e shokë rreth 100 persona dhe falë Zotit dhe angazhimit të të gjithëve i nxorrëm të gjithë ata njerëz të cilët më pas iu bashkuan familjes”.Havolli tutje tregon që ishte një rast goxha i rëndë, pasi sipas tij njerëzit mund edhe ta humbnin jetën në atë rast.“Ata ishin rreth 300 metra larg detit dhe plazhit por dallgët i dërguan edhe më tutje dhe ata tentonin të vinin për të dalë nga uji. Fatmirësisht dolën të gjithë shëndosh e mirë”, tha ai.