Një nga ilaçet kryesore për Covid-19, mund të përdoret për një problem tjetër të vajzave dhe grave

Tani studiuesit thonë se një provë e vogël sugjeron se deksametazoni ndihmon edhe në zvogëlimin e sasisë së humbjes së gjakut, në raste kur është serioze.
Studiuesit sugjerojnë se një medikament që doli në pah gjatë pandemisë Covid mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e hemoragjisë tek gratë dhe vajzat që përjetojnë simptoma të rënda gjatë ciklit.Deksametazoni, anti-inflamator u përdor për pacientët me simptoma të rënda gjatë pandemisë. Përdoret gjithashtu për astmën e rëndë dhe forma të caktuara të artritit.Tani studiuesit thonë se një provë e vogël sugjeron se deksametazoni ndihmon edhe në zvogëlimin e sasisë së humbjes së gjakut, në raste kur është serioze.“Gjakderdhja e rëndë menstruale mund të rrezikojë edhe jetën,” tha Dr Pamela Warner, një autore e hulumtimit në Universitetin e Edinburgut.Një shqetësim tjetër, shtoi ajo, ishte efekti i varfërimit të hekurit si rezultat i gjakderdhjes së tepërt menstruale, që ndikon në shëndetin e përgjithshëm.