Gjatë muajit korrik 9 persona humbën jetën në aksidente trafiku

Derisa brenda 24 orëve anembanë vendit u regjistruan mbi 100 aksidente trafiku nga Policia e Kosovës janë dhënë statistika të tjera për muajin korrik.

Në një njoftim të bërë nga policia është bërë e ditur se përgjatë këtij muaji kanë humbur jetën nëntë persona, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Në mesin e tyre një shofer, dy motoçiklistë, pesë pasagjerë dhe një këmbësor, transmeton lajmi.net.
“Aksidentet nuk ndodhin, ato shkaktohen”, u tha nga Policia e Kosovës.

Gjithashtu të njëjtit kanë bërë thirrje për kujdes “Eja ti, jo lajmi për ty”, u tha nga PK-ja.