Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Siç raporton Policia e Kosovës, një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit.
“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës.
Viktima mashkull kosovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.