14 mijë e 616 vaksina kundër COVID-19 jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 14 mijë e 616 vaksina kundër COVID-19 janë administruar në vend.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se 460 mijë e 297 vaksina janë administruar deri tani në Kosovë.

297 mijë e 490 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

162 mijë e 807 persona kanë marrë edhe dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës. Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që numri i të infektuarve me këtë virus po shkon duke u rritur në vend, andaj qytetarëve u është bërë thirrje që të vaksinohen kundër këtij virusi.