Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vazhduar fushatën e tij, duke bujtur nëpër lagje të ndryshme të kryeqytetit.
Këtë herë, pas Arbërisë, Ismaili ka qenë mysafir në Bardhosh te familja e Enverit që jeton në Gjermani, por që kanë ardhur në pushim në Kosovë.
Së bashku me Enverin, Ismaili ka vizituar tërësisht këtë fshat duke parë nga afër se si është të jetohet aty.
Në fund të kësaj vizite, Uran Ismaili me Enverin dhe banorë të lagjes kanë ndrequr edhe një park të vogël, duke mbjellur disa pemë dhe duke vendosur disa ulëse.