Viktima e parë është shënuar në Gjirokastër nga tymi i zjarreve që kanë përfshirë zonën dhe po dërgohet me urgjencë në spital.
Banori i moshës 55-vjeç u gjet i vdekur në fshatin “Asim Zeneli” në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone, ku vijon lufta me flakët që përhapen të favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Ai së bashku me bashkëshorten, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpi.Tashmë kërkohet ndihmë nga ajri pasi rrezikohen jetë njerëzish në atë zonë, si dhe në fshatrat Arshi Lengo dhe Krina. Në vendngjarje po punojnë strukturat e mbrojtjes civile, gjithashtu në mbështetje kanë shkuar edhe Forcat e Armatosura.
Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi i ka bërë thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues me strukturat shtetërore për të zbatuar urdhrin e evakuimit./tch