SBASHK-u përmes një komunikate për media sot i bëri thirrje të gjithë personelit arsimor në Kosovë që të vaksinohen kundër COVID-19 në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Duke e quajtur shqetësues faktin se deri tani një numër i vogël i punëtorëve arsimorë janë vaksinuar, SBASHK kërkon që ata pa hezitim t’iu drejtohen qendrave të vaksinimit, në të kundërtën thotë se “do të ndjehen fajtorë nëse përkeqësohet situata dhe dëmtohet rrjedha e mbarë e vitit shkollor”.“Kujtojmë anëtarësinë se kryetari dhe gjithë stafi qendror kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës dhe këtë e kanë bërë me qëllim që të jenë të mbrojtur dhe kështu me sukses të vazhdojnë të përballen me sfidat dhe të jenë në krye të detyrës për realizimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet në komunikatë.SBASHK-u kishte kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia që punëtorët arsimorë të jenë prioritet në vaksinim, në mënyrë që të kontribuojnë në rrjedhën e mbarë të procesit mësimor dhe të mos rrezikohet fillimi i vitit të ri shkollor.Ndryshe, kanë mbetur më shumë se një muaj kur pritet të fillojë viti i ri shkollor, por ende nuk ekzistojnë të dhëna se sa mësimdhënës në nivel vendi janë vaksinuar në Kosovë.