Edhe pse kishin marrë njoftimet dhe orarin, kohën për vaksinim, rreth 50 qytetarë më kot pritën para dyerve të Qendrës së Kulturës për vaksinim.
Ata priten nga ora 7:00 deri në ora 8:30, por aty askush nuk u paraqit nga personeli mjekësor.
Më vonë dikush i njoftoi ata se kjo qender nuk do të punojë të shtunën dhe as të dielen.
Shumica e qytetarëve ishin të moshuar.
Ata kishin shkuar të marrin dozën e dytë të vaksines Astra Zeneca.
Para disa ditësh Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Qendrat e Vaksinimit nuk do të punohet gjatë ditëve të vikendit.