Ajo po e vazhdon qëndrimin në Shqipëri.
Dhe, sot bashkë me familjen e saj ajo i ka bërë një vizitë Muzeut të Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë.
Ishte faqja e Muzeut ajo e cila ndau postimin në rrjete sociale duke e falënderuar këngëtaren dhe familjen e saj.
“Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu,Dua Lipa-n dhe familjen e saj”, thuhet në njoftimin e Muzeut.
Ndryshe, Dua dje ka mbajtur edhe një konferencë për media.