Të paktën 110 njerëz kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në shtetin perëndimor indian, Maharashtra.
Shirat pushtuan qindra fshatra, duke zhdukur shtëpi dhe duke i lënë banorët të bllokuar.Ekipet e shpëtimit kanë dalë për të evakuuar të mbijetuarit, por shumë njerëz raportohen të zhdukur, shkruan BBC.Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë se ai ishte ankthuar nga humbja e jetëve dhe ka premtuar ndihmë për të prekurit.Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të bllokuar të shkojnë në çatitë e shtëpive në mënyrë që ekipet e shpëtimit në helikopterë t’i dallojnë ata.Shërbimet e trenave janë pezulluar dhe zonat e ulëta të qytetit janë kthyer në zona përmbytjesh.Ekspertët e motit thonë se reshjet e mëdha të shiut do të vazhdojnë të godasin qytetin gjatë ditëve të ardhshme.