Ramosaj: Situata në Deçan po shkon drejt normalizimit

Shtabi emergjent i komunës së Deçanit është mbledhur sot në lidhje me çështjen e helmimit të qytetarëve nga uji i pijshëm.
Kryetari i kësaj komune, Bashim Ramosaj ka thënë se situata në qytet po shkon drejt normalizimit.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se akterët e kyqur në këtë rast do t’i zbatojnë me kujdes të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së.Postimi i plotë:Në takimin e mbajtur sot, më dt. 17.07.2021, të Shtabit Emergjent për menaxhimin e Emergjencave, vlerësohet se situata e krijuar ditëve të fundit në komunën tonë po shkon drejtë normalizimit.Akterët e kyqur në menaxhimin e kësaj emergjence do të vazhdojnë në implementimin e të gjitha rekandimeve të dhëna nga IKSHPK-ja, të cilat kanë të bëjnë me standardizimin e infrastrukturës së ujësjellsit dhe furnizimin me ujë cilësor sipas parametrave të pranueshme.Në këtë takim u nxjerr një konkluzion i përbashkët që në bazë të raprotit të QKMF-së në 24 orëshin e fundit, së shpejti do të përfundoj gjendja emergjente dhe së qytetarët e 12 fshatrave të cilat furnizohen nga rezervuari në Drenoc do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga Komuna e Deçanit.Jo