Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin masiv që ka shpërthyer sot pasdite në Fushë Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për lajmi.net se në lokacionin tek zona industriale, në orën 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri, shkruan lajmi.net.Fatmirësisht, nga ky rast nuk ka pasur të lënduar.“Rreth orës 16:00 është raportuar për disa depo të përfshira nga zjarri në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit. Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci.