Gërvalla për Marrëveshjen e Uashingtonit: S’ka vlerë nëse është nënshkruar për t’u mos respektuar

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka treguar se në kuadër të Samitit të Prespës që u mbajt këtë të enjte është diskutuar ndër ministra të jashtëm për sfidat që ka Ballkani Perëndimor.
“Sot nuk u bisedua se kush çfarë duhet të respektojë. Marrëveshjet nëse lidhen për të mos u respektuar nuk kanë vlerë”, ka thënë ajo derisa ka folur për Marrëveshjen e Washingtonit“Ka një klauzolë që Kosova dhe Serbia të kenë një moratorium dhe ndalim të fushatës për çnjohje. Të gjithë e kemi parë se Vuçiq para kamerave e ka grisur atë. Ka një traditë të keqe të bisedave që pala serbe nuk u përmbahet. Sjellja e tillë e bën shumë të vështirë çdo lloj fillimi të ri”.Gërvalla në Info Magazine ka pohuar se Serbia paraqet problem për të gjitha vendet e rajonit.“Qeveria e re është shumë e angazhuar dhe serioze rreth gjetjes së marrëveshjes finale me Serbinë që është njohja e ndërsjellë. Serbinë do ta çlironte nga një barrë kjo. Më mirë dje sesa sot të ballafaqohet problemet që i ka. Serbia ka konflikt të hapur me shumë prej fqinjve. Ndërhyrja në Malin e Zi, ndërhyrja në Bosnjë, po ashtu edhe shtete të tjera. Për të gjithë është e dukshme që Kosova nuk është problemi, por Serbia që përpiqet të mos i shoh faktet”.“Pavarësia është çështje e kryer, pyetja është kur Serbia do ta njohë këtë fakt që t’ia hapë dyert vetes”.