Rihanna erdhi e ‘nxehtë’ me foto nga shtrati.
Rihanna vitet e fundit e ka lënë anash muzikën dhe është përkushtuar më shumë në botën e biznesit.
Artistja ka lansuar koleksione të shumta nga brendi “SavageX Fenty”, ndërsa së fundi paralajmëroi linjën për komunitetin LGBTI.
Rihanna postoi fotografi e veshur me të brendshme në shtrat, të cilat përmbanin elemente me ngjyra të ylberit, që simbolizojnë këtë komunitet.
“SavageX Pride”, e ka titulluar ajo linjën e re të të brendshmeve.
Me këtë linjë, Rihanna tenton që ta ndihmojë komunitetin LGBTI në muajin që quhet “Muaji i Krenarisë”
Sa i përket jetës private, Rihanna është në lidhje dashurie me reperin A$AP Rocky.