Asnjë i vdekur dhe nëntë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Edhe nëntë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Brenda kësaj periudhe, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, shkruan lajmi.net.Raporti i plotë i IKSHPK-së:Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 179.029 doza të vaksinës.Deri më sot 41.573 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 1.648 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.333.Në total numri i rasteve aktive është 167.