Kryetari i ri i KQZ-së para deputetëve- pozita pret të jetë i paanshëm, opozita kundër emërimit të tij

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka paraqitur para deputetëve sfidat kryesore të këtij institucioni gjatë viti 2020.
Radoniqi në Komisionin për Legjislacion e ka konsideruar sfidë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme komunale në dy komunat e Kosovës dhe ato të parakohshme, sepse sipas tij kjo ka qenë diçka e re andaj ka vështirësuar organizimin e zgjedhjeve.“Për shkak të pandemisë viti 2020 ka qenë i vështirë edhe për KQZ-në si për përmbushjen e obligimeve ashtu edhe për organizimin e zgjedhjeve. Pra KQZ-ja është përballur me sfidën e zgjedhjeve më kohë pandemie në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së veriut. Kjo ishte një sfidë që përballej për herë të parë.Masat e ndërmarra nga KQZ-ja në zgjedhjet në ato dy komuna i kanë shërbyer si një vlerë edhe në organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit. Ky vit ka qenë sfidues në realizimin e planeve në kohët e paracaktuara. KQZ-ja në shumicën e kohës ka punuar me staf esencial”, tha ai.I
Poashtu Radoniqi u ka kërkuar përshpejtimin e procesit të reformës zgjedhore.“Sfidë mbeten mosndryshimi i Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Konsiderojmë që Kuvendi duhet të përmbyll procesin e reformës zgjedhore. Mosintergirmi i sistemit të adresave që po ndikon në saktësinë e votuesve”, ka shtuar ai.Kurse deputeti i LVV-së, Arban Abrashi ka uruar Radoniqin dhe ka thënë se shpreson që ai do të udhëheq me këtë institucion me paanshmëri.“Ka pas shumë vendime që e kanë lënduar procesin demokratik të vendit tonë, shpresoj që ju do ta siguroni një paanshmëri në vendimmarrje”, është shprehur ai.Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka përmendura edhe njëherë vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga kryesimi i KQZ-së. Ajo e ka quajtura të paprecedentë këtë vendim.Poashtu Deliu Kodra është shprehur e shqetësuar për mos emërimin e një anëtari të dytë nga PDK-ja në KQZ, ku sipas saj ky vend po tentohet t’i lihet një kandidateje për deputete nga Lista “Guxo”.“Them atë që e kemi thënë si PDK duhet të ndalemi në disa pika të cilat me i kemi adresuar shqetësimet tona. Them që e kam lexuar raportin dhe e vlerësoj punën dhe i kuptoj sfidat që janë përballur gjatë pandemisë”.“E para ka të bëjë me veprimet e presidentes Osmani qe po bën shkelje të Kushtetutës duke mos e zbatuar atë për emërimin e një anëtari të dytë të PDK-së dhe për partinë VAKAT një anëtar”.“Ne konsiderojmë që po bëhet një shkelje tipike nga presidentja e vendit për faktin se kandidati i tretë që pritet të hyj në KQZ është një kandidatë e Listës Guxo. Është e paprecedent mënyra se si Osmani ka shkarkuar një zonjë që ka respektuar ligjet e Kosovës”, tha ajo.Deputeti tjetër i kësaj partie, Hajdar Beqa ka thënë se Kosova ka nevojë për një refomë zgjedhore, por jo që një gjë e tillë të bëhet me nguti.