Glauk Konjufca udhëton për në Bruksel

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Parlamentin Evropian, në Bruksel.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, gjatë qëndrimit në Bruksel, kryekuvendari Konjufca do të marrë merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.

Po sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.

Agjenda:

E hënë, 28 qershor 2021

12:30 – 14:00 Takimi me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor

15:00 – 17:00 Samiti i Kryetarëve

1. Roli themelor i parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it

2. Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit parlamentar në procesin e zgjerimit

3. Miratimi dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët

17:30 – 18:00 Takim me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian z. Fabio Massimo Castaldo