Bundestagu vazhdon mandatin e ushtarëve gjermanë në Kosovë

Trupat gjermane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.
Rreth 400 ushtarë gjermanë që aktualisht janë në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë.
Kjo pasi që Bundestagu ka vendosur që të zgjasë mandatin e qëndrimit të ushtarëve të vet në vendin tonë.

Mandati i zgjatur për rreth 400 trupa është 1-vjeçar.Mandati i trupave gjermane në kuadër të KFOR-it në Kosovë nuk është i limituar, mirëpo qeveria gjermane kishte vendosur më herët që zgjatja e mandatit të paraqitej çdo 12 muaj në Bundestag.