Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 174.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.227, nga fillimi i pandemisë 2,251 persona vdekur nga koronavirusi.Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 133.868 doza të vaksinës. Deri më sot 17.811 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.