Kuvendi voton në parim ndryshimin e Ligjit për Automjete, i hapet rrugë heqjes së monopolit të homologimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.
70 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Në seancën e sotme të Kuvendit, deputetët kanë votuar edhe pro propozim-vendimit për riemërtimin e dy komisioneve parlamentare.Iniciativën për ndryshimin e Projektligjit e kanë përkrahur të gjitha partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK.Besian Mustafa deputet i LDK-së tha se kjo parti edhe vitin e kaluar edhe këtë vit e përkrahin iniciativën për ndryshimin e këtij projektligji.“Kjo rregullon një fushë mjaftë të rëndësishmme për sigurinë në trafik dhe mbi të gjitha ulë koston financiar dhe barrën administrative që rëndon mbi qytetarët tanë. Andaj kërkojmë që të jetë pjesë e një reforme më thelbësorë në këtë fushë dhe kërkojmë që të përfshihen edhe largimi i monopolit të qendrave të kontrollit teknik dhe akzica e importit”, tha Mustafa.Kurse, Mërgim Lushtaku nga PDK tha se të bëhet ndryshimi i këtij projektligji në tërësi dhe jo vetëm në disa pika.“Dua të ngris zërin edhe për shumë çështje tjera dhe ky ligj do të vjen në shqyrtim, por mendoj se jo vetëm çështjen e ngritur nga deputetët duhet ndryshuar por , janë edhe disa pika tjera për ndryshim”, tha ai.Edhe nga grupi parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri tha se e përkrahin këtë iniciativë.“AAK e mbështet plotësim ndryshimin e këtij ligji në parim dhe do të japim kontributin tonë”, tha Tahiri.