Moti për ditën e nesërme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​​, nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.