Lirim Kastrati përsëri në prehrin e modeles kroate, i blen bylyzyk 40.000 euro

Pasi ishte raportuar se janë ndarë, futbollisti i Kosovës Lirim Kastrati duket se është ribashkuar me të dashurën e tij kroate, Andela Simic.

Ai është parë së bashku në pushime në Maldive pas disa fotografive të postuara në rrjetet sociale.

Andela, 25 vjeçe, ka publikuar pamje ku Kastrati shihet duke dalë nga uji në Maldives si dhe një byzylyk diamanti që në treg vlerësohet të kushtojë rreth 40 mijë euro, për të cilin thotë se e ka dhuratë.

Kohë më parë, kroatja kishte folur madje edhe për martesë me kosovarin.

“Ai është i mrekullueshëm. E di se ne do të martohemi, megjithëse nuk kemi menduar për hollësitë”, kishte thënë Andela për mediat kroate në mars.

Futbollisti i Dinamo Zagrebit është akuzuar se lidhja me modelen kroate po e shpërdoron karrierën, pasi që ai humbi vendin e titullarit në ekipin e parë të Dinamos.