1 mijë e 198 raste aktive me COVID-19, mbi 80 mijë të vaksinuar

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar edhe 11 raste të reja të të infektuarve me koronaivrus. Si pasojë e këtij virusi ka humbur jetën një pacientë.
Përgjatë kësaj kohe në kuadër të përballjes me këtë virus janë shëruar 146 qytetarë.

Tani për tani janë gjithsej 1 mijë e 198 raste aktive me virusin COVID-19.
Në nivel vendi janë kryer 80 mijë e 126 testime, ndërsa vetëm gjatë ditës së djeshme janë dhënë 1 mijë e 647 vaksina antiCOVID.