Koordinatori për vaksinim në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka bërë të ditur se që nga mëngjesi i kësaj të shtune e deri tani kundër COVID-19 janë vaksinuar rreth 460 persona teksa në nivel vendi janë vaksinuar një mijë e 300 persona.
Bardhi konsideron se procesi në mbarë vendi po shkon mirë, njofton Klankosova.tv.
“Procesi po shtjellohet dhe zhvillohet jashtëzakonisht shumë mirë dhe nuk e shoh as një hendek në këtë pjesë sa i përket administrimit të vaksinës për cilin do qytetar në nivel vendi”, tha Bardhi.
Prej fillimit të administrimit të vaksinave kundër COVID-19, deri tani janë të vaksinuar rreth 80 mijë persona me dozën e parë po ashtu në këtë numër hyn edhe personat që kanë marrë edhe dozën e dytë.