Lediana sqaron të vërtetën e këngës që ia kushtoi Mevlani

Lediana thotë anën e saj të historisë së ndarjes nga Mevlani.
Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Lediana Prenga dhe Mevlan Shaba, kanë qenë shumë të përfolur ditët e fundit, shkruan lajmi.net.Dyshja ndanë rrugët pas largimit nga emisioni, ku Mevlani tha se shkak i ndarjes ishte xhelozia dhe se Lediana nuk kishte qenë në ndejën me konkurrentët e tjerë.E ftuar në “Glamour Zone”, Lediana tregoi anën e saj të historisë, duke thënë se arsyeja e ndarjes është më e thellë sesa që di publiku.“Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3- 4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: të këndoikëngën. Ai gjest ishte injorim për mua”, u shpreh ajo.Ndërsa, lidhur me këngën që ia dedikoi Mevlani, ajo thotë se gënjeu, ngase kënga ishte bërë më parë dhe se nuk la mundësi të ribashkimit.“Fakti që përmend çdo gjë që bën nuk më pëlqen. Sepse ai thotë që ka bërë shumë për mua por çfarë ka bërë? Ne gjithçka e bëjmë me reklama. Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë”, tha Lediana.