Sveçla pas konfiskimit të 30 kilogramëve marihuanë: Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas konfiskimit të 30 kilogramëve të narkotikëve mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë.

Ai ka thënë se lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.

“Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri Sveçla ka thënë se Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.