Rita Ora po vazhdon të bashkëpunojë me brendin e njohur për linjën e këpucëve.
Rita Ora është një prej këngëtareve më të njohura shqiptare, e cila është e angazhuar edhe shumë fusha të tjera.
Rita së fundi ka realizuar edhe linjën e saj të këpucëve dhe njoftoi se ka bashkëpunuar me “ShoeDazzle”.
Ajo realizoi një fotosesion, në të cilin reklamon sandalet që do t’i ketë koleksioni i saj me “ShoeDazzle”.
Ajo shihet e veshur me ngjyrën rozë, një fustan i cili ka një prerje interesante tek pjesa e këmbës duke e kombinuar mjaft bukur me sandalet me rripa.