Asnjë i vdekur dhe 19 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 19 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

IKSHPK ka bërë të ditur se janë shëruar 177 qytetarë brenda 24 orëve, ndërsa numri i të shëruarve është 103 mijë e 143 qytetarë.

Aktualisht, në Kosovë janë 2 mijë e 43 raste aktive.

Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 është duke vazhduar, ndërsa Qeveria ka planifikuar vaksinimin e 60% të popullatës deri në fund të vitit.