Sonte përmbyllet edicioni i sivjetmë i “Këngës Magjike”.
Festivali i njohur shqiptar “Kënga Magjike” sot (29 maj) shënon natën finale.
Nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali u mbajt më 26 maj, ndërsa e dyta më 27, ku garuan një numër i madh artistësh.
Këtë vit, “Kënga Magjike” prezantohet nga producenti i festivalit, Ardit Gjebrea dhe këngëtarja Marsela Çibukaj.
Sikurse para dy vitesh, edhe këtë herë, në garë ishin edhe artistë ndërkombëtar, ndërsa nuk munguan as artistët e rinj, të cilët u votuan nga juria.
Mbrëmjen e sontme, me fillim nga ora 21:00 do të mbahet finalja e madhe e festivalit “Kënga Magjike”, ku gara është e ngushtë mes artistëve.
Këtë vit, në festival janë rikthyer Flori Mumajesi, Bruno, Klajdi, Fifi, Soni Malaj, Linda Halimi, e disa emra të tjerë.