Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se nuk duhet të ketë frikë nga bashkimi kombëtar me Shqipërinë, sepse shtetasit e Kosovës dëshirojnë të anëtarësohen në BE.
Ajo këto deklarata i ka thënë para publikut gjerman, derisa ka theksuar se kështu thotë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk keni përse të keni frikë [nga Bashkimi Kombëtar]. 93% e shtetasve të Kosovës dëshirojnë të anëtarësohen në BE.Nëse e dëgjoni zotin Kurti deri në fund dhe nuk merrni vetëm deklaratat e shkëputura nëpër media, do ta kuptoni se edhe ai këtë thotë”, tha ajo, duke shtuar se qeveria e saj synon që brenda katër vjetëve të bëhet kandidate e BE-së, derisa iu përgjigj deputetit të Partisë së Gjelbër në Bundestag, Manuel Sarrazin, për “Shqipërinë e Madhe”.