Sulmi seksual ndaj të miturës, Nagavci: Ftoj tё gjitha organet pёrgjegjёse qё tё ndёrmarrin masat ligjore

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se mbrojtja e fëmijëve është e drejtë e tyre dhe përgjegjësi shtetërore, derisa, ka kërkuar organet përgjegjëse që të reagojnë për të marrë të gjitha masat ligjore lidhur me ngacmimin seksual ndaj vajzës së mitur në Prishtinë.

Ajo ka thënë përmes një shkrimi në Facebook se ky rast duhet të trajtohet me kompetencë dhe profesionalizёm tё lartё.

“Vlerёsoj çdo punё tё pёrbashkёt dhe angazhim afatgjatё pёr vetёdijesim dhe krijimin e hapёsirave tё sigurta publike, sidomos pёr vajza! Pёr pjesёn e pёrgjegjёsisё dhe detyrimeve tё shёrbimeve arsimore, ne do tё marrim masat tona institucionale, duke synuar qё tё forcojmё edukimin e fёmijёve, krijimin e ambienteve  tё sigurta qё mbёshtesin shёndetin dhe zhvillimin e fёmijёve tanё! Po ashtu, tё rrisim ndjenjёn e pёrgjegjёsisё dhe llogari-dhёnien! Pёr hirё tё tё gjithё qytetarёve që me të drejtë janë shqetësuar, mё lejoni t`ju japё informacionet e pёrmbledhura pёr fushёn tonё tё pёrgjegjёsisё dhe veprimet qё kemi marrё dhe do t`i marrim nё vazhdim”, ka shkruar e njejta.

“MASHTI sipas përgjegjësive dhe hierarkisë  institucionale i ka adresuar politikat pёr parandalim dhe referim tё dhunёs nё shkolla. Pra, MASHTI është hartuese e politikave arsimore dhe mbikëqyrëse e zbatimit të tyre. Në lidhje me dhunën në shkolla,  fillimisht ёshtё  sanksionuar dhuna me infrastrukturën ligjore dhe si tematikë e ndjeshme, dhuna është bёrё pjesë integrale e kurrikulave arsimore në të gjitha nivelet e arsimit. MASHTI gjithashtu është inicuese dhe bashkëhartuese (me Këshillin për Mbrojtje dhe Drejtësi për Fëmijët) e Rregullores nr. 20/2013 për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Shkolla, e cila përcakton përgjegjësitë e institucioneve në nivel qendror dhe lokal për adresimin e kësaj problematike. Kjo rregullore ofron qasjen ndërinstitucionale dhe multidisiplinare të parandalimit dhe referimit të dhunës (tё tё gjitha llojeve), ngase vetë dhuna ёshtё pasojё e faktorëve të ndryshëm nё nivel individual, familjar, shoqëror, por edhe shkollorë në disa raste. Problemet familjare, sociale dhe ekonomike janë shpesh tё ndёrlidhura dhe me dhunёn nё shkolla. Prandaj, tё gjitha instancat shtetёrore duhet tё punojnё brenda roleve dhe mandateve ligjore për adresimin dhe ndёrgjegjёsimin e komunitetit arsimor dhe shoqёror pёr parandalim e kёtyre rreziqeve.”, tha ajo.

Nagavci ka shtuar se “edukimi seksual ёshtё pjesё integrale e kurrikulave tё reja dhe mbi atё bazё MASHTI i ka zhvilluar materialet didaktike, udhёzuesit pёr edukimin seksual,  pёr mёsimdhёnien me tё gjitha grupmoshat e arsimit parauniversitar dhe kanё ndodhur e janё duke ndodhur trajnimet nё kёtё fushё.”

Tutje, ministrja e Arsimit ka paralajmëruar rritje të numrit të psikologëve në shkolla.

“MASHTI ёshtё nё bashkёpunim tё ngushtё me institucionet e pёrfshira pёr tё trajtuar rastin nё fjalё. Kemi vёmendjen e plotё pёr mirёqenien afatgjatё tё fёmijёve”, tha ajo