Ronaldo i largon makinat nga garazhi i Torinos, a po largohet nga Juventus?

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo i ka larguar makinat nga garazhi në Torino, duke dhënë më shumë sinjale për largimin në verë.

Ish ylli i Real Madridit dhe Manchester Unitedit është i lidhur me largimin nga “Zonja e Vjetër”.

Nëna e CR7, Dolores Aveiro ka pranuar se do provojë të bind 36-vjeçarin për rikthimin në Lisbonë, por agjenti Jorge Mendes mohoi që lojtari do rikthehet në Portugali.

Sempre Calcio ka publikuar video ku shihen super makinat e Ronaldos duke u larguar përmes një kamioni.

Kamioni është nga Rodo Vargo, një kompani e njohur me bazë në Lisbonë dhe video tregon se super makinat janë duke u larguar nga Torino.

Arritja e makinave në vitin 2018 ishte sinjal shumë i fortë kur Ronaldo arriti në Torino, ndërsa fakti se janë duke u larguar nga garazhi nënkupton se ai do largohet.