Mini-albumi i Rita Orës rezulton i suksesshëm në ‘Spotify’ arrin 40 milionë klikime

Këngëtarja aktualisht është duke qëndruar në Sidnei.

Në të njëjtën kohë, Rita Ora po e shijon edhe suksesin e mini-albumit të saj të cilin e ndau me fansat dhe ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Bang” mban titullin mini-albumi i Ritës i cili në platformën digjitale ‘Spotify’ ka arritur rreth 40 milionë klikime.

E këtë, 30 vjeçarja e publikoi në storien e saj në Instagram, natyrisht se iu ka gëzuar këtij suksesi.


Ndryshe, Rita Ora së fundi mori pjesë në eventin e njohur në Australi ‘Vida Glow’ e cila kishte zgjedhur një veshje me ngjyrë rozë.

Tutje, këngëtarja së fundi bëri daljen e parë publike me partnerin e saj të ri, regjisorin 45 vjeçar, Taika Waitit.