Kryeministri Albin Kurti ka nisur prezantimin e programit qeverisës për katër vitet e ardshme në Kuvendin e Kosovës.
Ai i ka bërë ftesë opozitës për bashkëpunim në disa tema që sipas tij janë në favor të vendit.
“Temat nacionale, deri më tani punën më të madhe të jashtme që e kam bërë, e kam bërë për të ç’bërë punët e këqija që ju i keni bërë. Pra, problemet si marrëveshja për asosacionin e komunave me shumicë serbe, marrëveshja për fusnotën etj., janë të trashëguara nga koha juaj. Nëse jeni pishman, e çfarë ju kam dëgjuar deri më tani shpresoj që po, atëherë eja të bashkohemi”, ka thënë Kurti.
Ndër të tjerash, Kurti ka deklaruar se Vetëvendosje do të mbajë premtimet që i ka dhënë tash e shumë kohë.