Ajo ka shpeshtuar daljet e saj me vajzën Lea.
Dhe të mërkurën, Irina Shayk u pa duke shijuar një shëtitje me vajzën katër vjeç, në New York City.
Supermodelja 35-vjeçare tregoi një figurë elegante në veshje me ngjyrë krem, duke u koordinuar me vajzën e saj të adhurueshme.
Irina dukej me plot elegancë në pallton me gjatësi me një detaj me rripa e cila i nxjerri në pah belin e hollë.
Ndërsa, vajza dukej për mrekulli me veshjen e përsosur me sandale duke shtuar një çantë koordinuese që ajo kapi mbi njërën shpatull.
Bukuroshja zeshkane i tërhoqi flokët prapa kokës teksa kishte vendosur syze dielli dhe një gjerdan argjendi.
Lea dukej e ëmbël në pallton e saj me një kapelë Burberry dhe këpucë argjendi.
Ndryshe, një ditë më parë, Irina veshi pantallona me zebër, duke shtuar një bluzë të zezë dhe një pallto të bardhë me çizme me dy ngjyra.
Bukuroshja vazhdoi me pamjen e saj të tonifikuar në të zezë dhe të bardhë me një çantë dhe maskë për fytyrën.
Të hënën, Irina zgjodhi një palë pantallona shumëngjyrëshe nga Moschino ajo e shoqëroi dukjen me pallton e saj të bardhë, me bluza dhe atlete.