873 gjoba për mosrespektim të masave, 1300 për shkelësit e rregullave në trafik

Të premten janë gjobitur 873 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID.

Ndërkaq sa i përket rregullave të trafikut, janë shqiptuar 1300 gjoba për shkelësit në trafik.

Gjatë 24 orëve janë raportuar 73 aksidente trafiku, ndërsa janë arrestuar 25 persona, ku 13 janë dërguar në mbajtje dhe katër në vuajtje të dënimit.