Mali i Zi ende nuk e ka hequr taksën prej 15 eurove, kosovarët po presin në rend për pagesë

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Mali i Zi ka hequr taksën kufitare prej 15 eurove për qytetarët e Kosovës.

Por, kjo nuk po duket të jetë e vërtet. Në një fotografi të bërë sot shihet qytetarët e Kosovës duke pritur në rend për të kryer pagesën kufitare.

Përmirësimi i motit ka bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen bregdetit malazez.