Aktori kosovar ironizon me kryeministrin Kurti: Ia ka shkurtu rrenes komt

Jeton Zogjani ironizoi me Kurtin me një postim.

Aktori Jeton Zogjani përmes postimeve në rrjete sociale shumë herë prek tema nga më të ndryshmet.

Përmes një statusi në Facebook, ai ironizoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ‘ia shkurtoi’ gënjeshtrës këmbët.

“Albini ja ka shkurtu rrenes komt”, ka shkruar aktori, i cili pranoi komente e pëlqime nga ndjekësit e shumtë.

Statuse të tilla ai i ka postuar kohë pas kohe ditët e fundit, madje para pak ditësh ai ironoizoi me takimin e Kurtit me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçak, duke thënë se pritet të bëhet pjesë e Vetëvendosjes.