Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i dyshuari-mjeku I.H, është liruar në procedurë të rregullt.
I.H u ndalu më 15 prill dhe i njëjti me 16 prill u lirua në orën 17:30.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Suspendimi i mjekut ka ardhur pas një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shihet I.H i cili me ton të ashpër refuzon ta trajtojë një pacient të moshuar me arsyetimin se e ka përfunduar ndërrimin e tij të punës.