Një person është gjetur pa shenje jete në Malishevë, teksa afër tij është gjetur një pistoletë me një gëzhojë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 15:00, në Malishevë.
Siç thuhet në raport, njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konfirmuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Afër tij është gjetur edhe një pistoletë me një gëzhojë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarje ku është konfirmuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.