Demokracia Studentore kërkon suspendimin e profesorëve që kanë aktakuza

Organizata Demokracia Studentore, kërkon nga Ministria e Arsimit që ta hartojë një draft rregullore, e cila do t’i suspendonte të gjithë profesorët që kanë probleme me ligjin, profesorët që janë duke u hetuar dhe kanë aktakuza të ngritura nga prokuroria e shtetit për vepra të ndryshme penale.

Përmes një komunikate për media Demokracia Studentore thotë se gjatë një hulumtimi që e ka kryer në universitetet publike në Kosovë ka identifikuar që një numër i profesorëve kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria e Shtetit për vepra të ndryshme penale, që kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare, ngacmime seksuale etj.

Kjo do të vlente edhe për profesorët qe janë të kyçur ne politik dhe kanë aktakuza që nuk kane te bëjnë me universitetet publike dhe deri në lirimin e të gjitha aktakuzave këta profesorë nuk duhet të ligjërojnë në universitete.

Mexhid Ramusa nga kjo organizatë ka thënë se kjo draft rregullore do t’i kontribuonte pozitivisht universiteteve publike në cilësi dhe etik, dhe si organizatë do ta dorëzojnë kërkesën në Ministrinë e Arsimit pasi që kjo është përkrahur edhe nga organizatat tjera dhe nga studentët e Universitetit të Prishtinës.