Jo më kot cilësohet si një nga yjet e estradës shqiptare.
Fjala është për artisten e mirënjohur Dafina Zeqiri, e cila tanimë ka zënë një vend të veçantë në tregun muzikor shqiptar.
Krahas projekteve muzikore, ajo shpesh komentohet për paraqitjet e dukjet me plot stil.
E tillë shfaqet edhe në këto imazhet e fundit që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.
E veshur me një palë pantallona të zeza teksa ka mbuluar pjesën e sipërme me një kapelë, krijuesja e hitit “Zili zili” vjen e mrekullueshme.
Buzët e kuqe dhe syzet unike e kanë bërë të duket edhe më joshëse, gjersa këtë kohë ka vendosur që të mbajë flokët e shkurtra kaçurrele duke qenë se eksperimenton shpesh me stile të ndryshme.
“Ju jeni shpërqëndrimi im i preferuar”, ka shkruar ajo.
Komentet në postim kanë qenë tejet pozitive dhe vetëm për pak orë ka grumbulluar mbi 66 mijë pëlqime.