Janë plot 30 ditë ushqim i programuar, ndaj të gjithë myslimanët janë gati për të bërë një sakrificë tjetër në këtë muaj agjërimi. Mjekët këshillojë që duhet të keni kujdes me dietën gjatë Ramazanit.
Drejtori i Shëndetit Publik në Samsun, Turqi, Dr. Mustafa KasapoÄŸlu, paralajmëroi se konsumi pa kujdes i ushqimit gjatë Ramazanit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore që lidhen me stomakun dhe zorrët.
“Gjatë Ramazanit, njerëzit ulin sasinë e ushqimit që i japin trupit dhe ngadalësojnë në këtë mënyrë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni që metabolizmi të kthehet dalëngadalë në normalitet”,- thotë Dr. KasapoÄŸlu.
Po cilat janë ushqimet më të mira gjatë muajit të sakrificës?
Sipas dietologëve, nëse vërtet dëshironi që të humbni peshë gjatë kësaj periudhe të vitit, këshilla më e mirë është të keni kujdes sidomos me ushqimet me shumë yndyrë dhe të skuqurat.
Ushqimet më të mira janë:
Frutat dhe perimet
Buka, çerealet dhe patatet
Mish pule dhe peshk
Produktet e qumështit, qumësht dhe djathë
Ushqimet pa yndyrë dhe pa sheqer
Ushqimet që duhen shmangur
Ushqimet e pjekura shumë – patate të skuqura, mish i pjekur, si edhe produkte brumi
Ushqimet me yndyrë dhe nivel të lartë sheqeri – ëmbëlsirat me sherbet
Ushqime të gatuara me yndyrë të lartë – salcat me shumë vaj dhe pasta të yndyrshme
Alternativa të tjera të shëndetshme
Kryesisht ushqimet e pjekura në furrë janë një alternativë e mirë
Ushqimet gjysmë të bëra, si perimet që tiganisen për disa minuta
Mish pule i pjekur në furrë, peshku është gjithashtu një alternativë e suksesshme, sepse ruan edhe aromën dhe shijen e ushqimit.
Burimi: Class