Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të vizitojë Serbinë në Maj

Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha të mërkurën se Serbia shpreson që presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Beograd në maj.

Sipas mediave serbe, koha e vizitës së Presidentit të Rusisë në Serbi do të dakordohet shumë shpejt sapo ta lejojë situata epidemiologjike, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

‘Ka vërtet një ftesë aktuale për Presidentin e Rusisë për të vizituar Serbinë. Ju e dini që Presidenti vlerëson lart marrëdhëniet tona vëllazërore dhe të partneritetit dhe marrëdhëniet e tilla thelbësore, serioze dhe të dobishme për të dyja vendet. Sigurisht, sa më shpejt që situata epidemiologjike e lejon, datat e një vizite të tillë do të bien dakord përmes kanaleve diplomatike shumë shpejt’ – tha Peskov.

Ambasadori serb në Moskë, Miroslav Lazanski tha të mërkurën se Serbia shpreson që Presidenti rus Vladimir Putin do të vijë në Beograd në maj, sepse atëherë do të bëhet hapja e tempullit të Shën Savës