Pako e tretë ekonomike në Serbi, 60 euro për secilin qytetar, 100 euro për serbët që jetojnë në Kosovë!

Serbia ka gati Pakon e tretë Ekonomike në ndihmë të qytetarëve për pandemi. Kjo pako parashikon ndarjen e 60 eurove për secilin qytetar të saj.

Nga 28 prill deri me 15 maj do të filloj apilikimi i qytetarëve në portalin e thesarit të shtetit.

Më shumë se 2 miliardë euro do t’i kushtojë buxhetit të shtetit kjo pako ekonomike në Serbi.

Qytetarët kanë të drejt të aplikojnë për ndihmë dy herë nga 30 euro, apo 60 euro në herën e parë.

Në kuadër të kësaj pako, qeveria serbe ka vendosur që serbët që jetojnë në Kosovë të përfitojnë shumën prej 100 eurosh.