Brad Pitt është fotografuar teksa shihet duke lëvizur me një karrocë në spital. Këto pamje kanë trazuar rrjetit dhe fansat e aktorit janë shqetësuar shumë.
Ylli i filmave shoqërohet nga mjeku dhe truproja e tij.
Prestigjozia “Page Six” raportoi se Pitt vizitoi një dentist në një spital në Los Angeles.
Mësohet se arsyeja e qëndrimit në karrocë është sepse ekziston një politikë specifike në spitale që përcakton që të gjithë pacientët duhet të largohen me këtë procedurë dhe të shoqërohen nga një mjek për sigurinë e tyre, në rast se nuk ndihen mirë.
Së fundmi është raportuar se Bad Pitt do të vijë së shpejti në rolin e stilistit përmes koleksionit të quajtur “BP Signature”.
Ai ka bashkuar forcat me markën italiane të veshjeve për meshkuj “Brioni”, aktori ka qëllim që të prezantojë koleksionin unik, të dizenjuar posaçërisht për stilin e veshjes së tij.
Kjo është hera e parë që marka në pronësi të shtëpisë luksoze bën një bashkëpunim të tillë edhe pse aktori është fytyra reklamuese e Brionit që nga vitin 2019.
Sipas një njoftimi për shtyp, koleksioni me shtatë cope përfshin “një kostum, një triko prej kashmiri me mëngë të gjata, një xhaketë sportive prej kashmiri, një pallto të lehtë dhe një xhaketë prej kadifeje me pantallona të leshta dhe këmishë pambuku”.