Sot u zhvillua takimi i radhës koordinues i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL, Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarëve të komunave të Kosovës në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID – 19.
Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia që në fillimi të takimit theksojë se qëllimi i këtij takimi është bashkërendimi i veprimeve në mes institucioneve të nivelit qendror dhe atij lokal në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19. Ai falënderojë kryetarët dhe përfaqësuesit e komunave duke njohur dhe vlerësuar punën dhe angazhimin e tyre për përballjen me situatën pandemike.
Ai theksojë që në fillim se vendimet e Qeverisë së Kosovës merren bazuar në rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, përkatësisht të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. z. Vitia deklarojë se është shumë e rëndësishme që mesazhin që e përçojmë si institucione publike duhet të jetë respektimi i masave që ndërmerren nga institucionet e Kosovës dhe të mos ketë mesazhe dualiste.
Duhet ta kemi të qartë se situata në institucionet shëndetësore është mjaft alarmante sepse këto institucione janë të stërngarkuara më pacientë të infektuar më COVID 19 dhe hapësira e këtyre institucioneve afër limiteve. Masat e ndërmarra përfundojnë me 18 prill 2021 dhe me 19 prill duhen masa të reja për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID 19. Është shumë e rëndësishme që sot të diskutojmë bashkërisht që masat që do të hyjnë në fuqi të koordinohen së bashku me nivelin lokal dhe propozimet e juaja si kryetarë dhe përfaqësues të komunave janë shumë të rëndësishme.
Prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë është furnizimi me vaksina anti-COVID. Jemi në rrugë të mirë, që në muajt në vijim të gjithë të moshuarit mbi moshën 65 vjeçare do të kenë mundësinë të vaksinohen.
Në anën tjetër kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së sektorit të gastronomisë në të ardhmen dhe aktiviteti i tyre do të rifillojë nga data 19 prill 2021 duke respektuar në përpikëri masat për mbrojtjen e shëndetit publik. Si përfundim duhet theksohet se Republika e Kosovës i ka masat më liberale duke i krahasuar ato me masat e vendeve të rajonit dhe Evropës.
z. Elbert Krasniqi në fund i falënderojë të gjithë kryetarët e komunave dhe theksojë se edhe MAPL është duke analizuar mundësinë që të mbështes komunat sidomos sektorin shëndetësor primar në nivelin lokal.