Loredana thotë se ka nevojë për një tjetër fëmijë – ngrit dyshimet për një shtatzëni të dytë në imazhet e fundit

Reperja e njohur, Loredana Zefi, po tregohet shumë aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja në InstaStory, ku ka pozuar në krah të partnerit të saj, reperit, Mozzik.

Duke publikuar imazhe të shpeshta, Loredana ka ngjallur dyshimet edhe për një shtatzëni të dytë.

Foto: Loredana/InstaStory

Ishte fillimisht një shkrim që ajo e ndau me ndjekësit e saj në InstaStory, ku shkruante “Kam nevojë për një bebe të dytë”.

Foto: Loredana/InstaStory

Ndërkohë, reperja Zefi vazhdoi të publikonte imazhe të tjera në shoqëri të Mozzikut, hera-herës edhe me vajzën e tyre, Hana.

Në një tjetër fotografi të përbashkët të çiftit, Loredana shfaqi një zemër te pjesa e barkut, duke ngritur kështu edhe më tepër dyshimet për shtatzëni.

Foto: Loredana/InstaStory (Sqarim: Për mos-cenim të privatësisë, nuk zbulojmë fytyrën e foshnjës)

Fansat kanë aluduar menjëherë në një plan të mundshëm të çiftit për ta shtuar familjen edhe me një tjetër fëmijë.

Megjithatë mbetet të shihet se cila ka qenë fabula e fshehur prapa këtyre fotografive të reperes. 

 

Foto: Loredana/InsatStory

 

Foto: Loredana/InsatStory